Kjo fitore ishte një hakmarrje për Poirierin

Boksi

Kjo fitore ishte një hakmarrje për Poirierin

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 11:42
Kjo fitore ishte një hakmarrje për Poirier

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka pranuar se ka nisur nga puna për të organizuar një tjetër duel mes Conor McGregor dhe Dustin Poirier. Dy ikonat e arteve marciale mikse u përbvallën mes tyre një muaj më parë, në eventin UFC-257, me Poirier që fitoi me “KO teknik” në raundin e dytë.

Kjo fitore ishte një hakmarrje për Poirier, që pat humbur përballjen e parë mes tyre në vitin 2014. Duke parë rezultatin 1-1 në përballjet direkte dhe dëshirën e madhe të dy sportistëve për një tjetër sfidë mes tyre, Dana White po përpiqet të organizojë një tjetër duel. Madje që këtë verë.

“Kur ke përballë dy sportistë si ata, ku njëri është Dustin, numri 1 në botë dhe tjetri një personazh si Conor, që e duan me çdo kusht një përballje të tretë, je i detyruar ta organizosh atë sfidë. Conor dëshiron me çdo kusht të fitojë këtë duel, është i fiksuar pas idesë për t’u hakmarrë për këtë humbje”, tha Dana White.

“Problem është se kemi edhe një titull kampion në mes dhe mendoj se deri te vendi i shtatë, ku është Rafael Dos Anjos, të gjithë janë pretendentë. Në këtë Divizion (pesha e lehtë) kemi shumë sportistë të mirë dhe disa duele të bukura për të organizuar për garën e titullit kampion”, tha Dana White.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat