WBO urdhëron Usyk të duelojë

Boksi

WBO urdhëron Usyk të duelojë

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 11:08
WBO urdhëron Usyk të duelojë ndaj Joe Joyce për titullin e përkohshëm

WBO urdhëron Usyk të duelojë ndaj Joe Joyce për titullin e përkohshëm!

WBO (World Boxing Organization) ka urdhëruar boksierin ukrainas Oleksandr Usyk të duelojë ndaj britanikut Joe Joyce, sfidë që do të jetë e vlefshme për titullin e përkohshëm të botës së kësaj kategorie.

Të dy boksierët janë të pamposhtur (Usyk 18 fitore, 0 humbje dhe Joyce 12 fitore, 0 humbje), ndaj pritet të jetë një përballje e fortë. WBO mori këtë vendim për t’i lënë rrugë të lirë Anthony Joshua, kampioni i botës në këtë kategori, të duelojë ndaj Tyson Fury.

Për momentin nuk ka ende një datë të saktë se kur mund të zhvillohet kjo përballje, ndërkohë që palët janë duke negociuar. Gjasat janë që kjo sfidë të zhvillohet verën e këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat