Rrëfehet Dana White: Më pëlqen të luaj bixhoz, humba 1 mln $ në një duel boksi

Boksi

Rrëfehet Dana White: Më pëlqen të luaj bixhoz, humba 1 mln $ në një duel boksi

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 06:31
Dana White

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka rrëfyer se është një bastexhi i thekur dhe se i pëlqen shumë të hyjë në kazino e të luajë lojëra të ndryshme. Jo vetëm kaq, por ai vendos shumë baste dhe një herë ka humbur 1 milionë dollarë.

“Më pëlqen të luaj bixhoz dhe vë bast për çdo ndeshje, në çdo sport. E pranoj që në këtë fushë jam një i degjeneruar, por më pëlqen shumë të luaj bixhoz, pasi argëtohem”, u shpreh numri 1 i arteve marciale mikse.

Ai pranoi se ka humbur 1 milionë dollarë në një duel boksi në vitin 2007. “Vura bast për një boksier që ishte kampion bote. Si quhej… Jermain Taylor. Dhe ndaj kujt dueloi…Duhet ta mbaj mend këtë emër, pasi ai e zhdëpi në dru. Po, quhej Kelly Tank”, kujton Dana White.

“Vura 1 milionë dollarë bast për Taylor dhe u shkatërrua në ring. Ishte hera imë e parë dhe e vetme që kam vënë kaq shumë parà bast, pasi isha i bindur se Taylor do ta fitonte atë sfidë”, u shpreh Dana White.

(Në vitet 2007 e 2008, Taylor humbi dy duele radhazi ndaj Pavlik. Në të parën, humbi edhe titujt kampionë bote të peshës së mesme, WBA e WBO. Aktualisht Taylor është sërish kampion bote në peshën e mesme, IBF).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat