“Nuk e kemi parë asnjëherë...”/ Çfarë shkruan DAZN për fitoren e Florian Markut

Boksi

“Nuk e kemi parë asnjëherë...”/ Çfarë shkruan DAZN për fitoren e Florian Markut

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 08:37
Boksieri shqiptar Florian Marku mposhti britanikun Rylan Charlotn

Boksieri shqiptar Florian Marku mposhti britanikun Rylan Charlotn me “knockout” teknik, në raundin e tetë, teksa stafi i anglezit hodhën peshqirin (shenjë e dorëzimit) në një moment të vështirë, kur Marku po i shkaktonte dëme të mëdha rivalit të tij.

Pasi mposhti rivalin, Marku shpërtheu në festë, madje e bëri në një mënyrë krejt të veçantë.

DAZN Boxing, që transmetonte këtë duel, menjëherë pas ndeshjes publikoi momentin e festës që Marku bëri me peshqirin e hedhur nga trajneri i anglezit.

DAZN Boxing shkruan në Twitter: “Nuk jemi të sigurt që e kemi parë ndonjëherë: Florian Marku kapi peshqirin nga këndi i Charlton dhe e vendosi atë si kapele”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat