E provokon shumë keq Florian Markun: Me mua shkoje në gjumë! Nuk ke faj që më thërret

Boksi

E provokon shumë keq Florian Markun: Me mua shkoje në gjumë! Nuk ke faj që më thërret

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 12:01
Ilustrum

Florian Marku fitoi përballjen ndaj Rylan Charlton me nokaut në raundin e 8-të.

Trajnerët e kundërshtarit të Markut panë se luftëtari i tyre nuk mund të përballonte më grushtime dhe hodhën peshqirin. Kjo fitore ishte mjaft e rëndësishme për shqiptarin, i cili është në kërkim të ëndrrës për tu shpallur kampion bote.

28 vjeçari dëshiron prej kohës të përballet me anglezin Conor Benn, të cilin e ka thërritur për të disatën herë për tu ndeshur, por që gjithmonë ka marrë refuzimin e këtij të fundit.

Conor Benn ishte i pranishëm mbrëmjen e djeshme sipas tij nuk u impresionua aspak nga performanca e Markut, duke thënë se u rrëzua nga dikush me peshë më të lehtë se ai.

“Nuk e fajësoj që më thërret gjithmonë, është 28 vjeç dhe dëshiron të ngjitet në karrierë. Por të më thuash frikacak? Mos u bëj qesharak. Ti u bullizove për 10 raunde nga një me peshë të lehtë. Një të majte dhe re në tokë. I thashë në ring, që po të ishte e majta ime do të bije në gjumë.

Kam qenë dhë unë në pozicionin e tij, por tashmë munda ish kampionin e divizionit Ëelterëeight, Sebastian Folmer dhe do të ndeshem me më të mirin e kategorisë tonë”- u shpreh Conor Benn që mohon kategorikisht një përballje me Markun.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat