Arrihet mega marrëveshja që thyen çdo rekord në histori

Boksi

Arrihet mega marrëveshja që thyen çdo rekord në histori

Më: 3 mars 2021 Në ora: 14:59
Arrihet mega marrëveshja që thyen çdo rekord në histori

Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë arritur marrëveshje për mega përballjen mes tyre, aty ku fitimet do të kalojnë shumën e 200 milionë eurove.

Dy kampionët e peshave të rënda në boks do të përballen në muajin qershor, për të përcaktuar kampionin e peshave të unifikuara në boks për herë të parë që nga viti 1999, atëherë kur ishte shpallur Lennox Lewis.

Meçi historik me shumë gjasë do të mbahet në Lindjen e Mesme, me Arabinë Saudite që është në pozitë ideale që të jetë nikoqir.

Joshua dhe Fury janë pajtuar që të ndajnë shumën përgjysmë, që i bije se secili nga ta do të marrë mbi 100 milionë euro.

Fituesi do të ketë mundësi që të fitojë më pas rreth 60 për qind të shumës në takimin që mund të zhvillohet në fund të këtij viti në Cardiff.

Promovuesi i AJ, Eddie Hearn ka zbuluar në muajin e kaluar se shuma e parave nuk do të jetë problem, derisa kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla, shkruan telegrafi. Në anën tjetër, promovuesi i The Gypsy King, Bob Arum ka thënë se marrëveshja është arritur në total.

“Të gjitha pikat janë rënë dakord, kjo është ajo që të dy palët kanë thënë”, ka thënë ai për iFL TV.

“Tani ne po takohemi për t’i nënshkruar gjërat, por mund të them se qartë, bazuar në këndvështrimin tim, nuk ka më çështje”.

Javën e kaluar, Fury hodhi dyshime nëse lufta e tij me Joshuan do të vazhdonte, por tashmë nuk ekzistojnë gjëra të tilla.

Ai gjithashtu pranoi që pasiviteti i tij ishte një shqetësim që nuk kishte luftuar për më shumë se një vit që nga fitorja e tij ndaj Deontay Wilder.

Fury duhej të përballej me amerikanin për herë të tretë vitin e kaluar, por lufta u vonua vazhdimisht dhe u braktis përfundimisht.

Ndërkohë Joshua, u kthye në ring dhjetorin e kaluar kur ndaloi sfiduesin e detyrueshëm Kubrat Pulev në raundin e nëntë.

Rripat e tij WBO, WBA dhe IBF do të jenë në ring këtë verë së bashku me rripin WBC të Furyt.

Fituesit do t’i kërkohet të luftojë me fituesin tjetër nga dueli mes Joe Joyce e Oleksandr Usyk ose, ka shumë të ngjarë, të heqë dorë nga titulli WBO.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat