Zhang do të mbrojë titullin

Boksi

Zhang do të mbrojë titullin

Më: 9 mars 2021 Në ora: 11:40
Zhang do të mbrojë titullin

Kampionia e botës në peshën “strawweight” (pesha 48-52kg) në artet marciale mikse, kinezja Weili Zhang, do të mbrojë titullin në një duel ndaj amerikanes Rose Namajunas.

Kjo e fundit ka qenë kampione e botës në këtë Divizion, ndaj pritet një përballje e fortë mes dy sportisteve ikonë.

Ky duel do të zhvillohet në eventin UFC-261, që do të zhvillohet më 24 prill. Zhang, 21 fitore e vetëm 1 humbje në karrierë (atë në debutimin e saj), nuk humbet që prej vitit 2013. Gjithsesi, përballë saj është një ish-kampione e botës si Namajunas, me përvojë në kafaz dhe me dëshirën për t’u rikthyer në majë.

Në këtë event do të zhvillohet një tjetër duel për titull te femrat, ai mes kampiones së botës në peshën “flyweight” (pesha 53-57kg) Valentina Shevchenko dhe Jessica Andrade.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat