Takam synon t’i mposhtë kampionët Joshua dhe Fury

Boksi

Takam synon t’i mposhtë kampionët Joshua dhe Fury

Më: 9 mars 2021 Në ora: 13:38
Takam synon t’i mposhtë kampionët Joshua dhe Fury

Boksieri i njohur afrikan, Carlos Takam, synon që ta sfidojë veten me kampionë të mëdhenj.

Boksieri me origjinë nga Kameruni, pretendon duele me Anthony Joshuan dhe Tyson Furyn.

Takam është sfiduar një herë nga Anthony Joshua në vitin 2017 dhe ka pësuar humbje dhe me Derek Chisora një vit më vonë duke fituar.

Takam sipas promotorit të tij, ka punuar një kohë të gjatë për “hakmarrje”.

Promoteri i Takam, Joe deGuardia për “Sky Sport” deklaroi se po punon në maksimum për klientin e tij.

“Ne po punojmë për mundësi të shumta për Carlos. Të shohim se si do të shkojnë gjërat”, ka thënë Joe deGuardia, përcjell Zeri.info.

Ai ndër të tjetra u shpreh se me dëshirë do t’i aranzhonte sfidat me kampionë si Joshua dhe Fury.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat