Fury: Kjo është frika ime

Boksi

Fury: Kjo është frika ime

Më: 10 mars 2021 Në ora: 11:01
Fury: Kjo është frika ime

Boksieri britanik Tyson Fury është i shqetësuar me faktin se bisedimet për duelin e madh të peshës së rëndë mes tij dhe Anthony Joshua ende nuk po përfundojnë. Bisedime që kanë muaj që kanë nisur, bisedime që vijojnë ende edhe sot e duket sikur nuk do të përfundojnë kurrë.

Gjasat janë që kjo sfidë të zhvillohet në qershor, përballje ku do të unifikohen titujt kampionë bote të këtij Divizioni. Gjithsesi, ditët e fundit ka dalë një hipotezë e re, që sfida të zhvillohet në korrik, në Angli me tifozë, duke parë se vaksinimi po ecën me ritme të mira.

Fury nuk duelon prej 13 muajsh dhe shtyrja e kësaj sfide nuk ndikon mirë në gjendjen e tij fizike. Sipas mediave britanike fiziku i tij nuk është njësoj si ai i një viti më parë, kur mposhte Deontay Wilder, ndaj ai është i shqetësuar. Ai rrezikon të qëndrojë 18 muajsh pushim deri në këtë sfidë.

“Aktiviteti është çelësi i suksesit, ashtu sikurse pata bërë para sfidës me Wilder. Kjo periudhë e gjatë pa duele edhe si pasojë e koronavirus është shkatërruese dhe nuk është pozitive për mua”, u shpreh Fury për mediat britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat