Rrihen shqiptarët e Kosovës me ata të Serbisë, ja si përfunduan 

Boksi

Rrihen shqiptarët e Kosovës me ata të Serbisë, ja si përfunduan 

Nga: K.G. Më: 11 mars 2021 Në ora: 16:53
Rrihen shqiptarët e Kosovës me ata të Serbisë, ja si përfunduan 

Boksierët e Kosovës po marrin pjesë në turneun ndërkombëtar “Emil Jechev” në Sofje të Bu8llgarisë. 

Sipas shortit, disa boksierë të Kosovës u ballafaquan me ata të Serbisë, ja si përfunduan meçet.

“Fitore e Luar Aliut në gjysmë finale kundër boksierit nikoqir, bullgarit Shakir Stoqnov. Aliu gjatë tre raundeve në ring dominoi dhe me plot meritë u shpall fitues dhe u kualifikua për në finale, i cili do të takohet me boksierin nga Italia, Baldassi Michele.

64 kg Çlirim Berisha në një meç të barabartë u mund nga boksieri serb Stefan Camoviq. Nikoqiri vendosi që në finale të boksoj edhe Çlirim Berisha kundër boksierit nga Moldavia, Soloviov Artur.

81 kg Altin Shala boksoi kundër boksierit me përvojë nga Serbia Almir Memiq dhe gjatë tre raundeve u shkëmbyen shumë goditje dhe në fund përvoja e bëri të veten, fitues u shpall boksieri nga Serbia”, njofton Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat