WBC fton McGregor në ring

Boksi

WBC fton McGregor në ring

Më: 12 mars 2021 Në ora: 13:14
WBC fton McGregor në ring

Presidenti i WBC, Mauricio Sulaiman, u shpreh se ka ftuar ikonën e arteve marciale mikse Conor McGregor të lërë kafazin dhe të ngjitet në ring. Jo vetëm kaq, por ai i ka bërë një ofertë të mirë irlandezit, që në karrierën e tij ka zhvilluar vetëm një duel në ring, atë të humbur me Floyd Mayweather në vitin 2017.

Në rast se McGregor rikthehet në ring, zhvillon një duel dhe e fiton atë, atëherë ai do të ketë mundësi të duelojë për titullin kampion të kësaj kategorie (WBC).

Sipas Sulaiman, irlandezit i duhet vetëm një fitore që të hyjë në “top-15” më të mirët e peshës së tij dhe më pas të duelojë për titullin kampion.

“Conor ka nevojë të duelojë dhe fitojë ndaj një boksieri që ka një renditje në “top-10”. Më pas, në rast se fiton, ai fiton automatikisht të drejtën të duelojë për titullin kampion në peshën e tij. Në sportin tonë ka patur mjaft sportistë nga disiplina e “muay thai”, që kanë arritur të shkojnë në duelin për titull”, tha Sulaiman.

“Conor ka shumë përvojë si sportist në disiplinat luftarake, ka dueluar ndaj një legjende si Mayëeather, ndaj nuk do ta ketë të vështirë të bëjë këtë hap të parë”, tha Sulaiman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat