Bujar Grajçevci - sportist i dyfishtë dhe ushtar i UÇK-së në Gjeneratën e Republikës

Boksi

Bujar Grajçevci - sportist i dyfishtë dhe ushtar i UÇK-së në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 13 mars 2021 Në ora: 20:31
Bujar Grajçevci - sportist i dyfishtë dhe ushtar i UÇK-së në Gjeneratën e Republikës

Të jesh sportist në vitet e 90-ta, ka qenë zor me ushtruar edhe në oborr të shtëpisë, se lere më në fusha të hapura dhe të improvizuara sepse vazhdimisht kanë qenë të përndjekur nga milicia e regjimit serb. 

Bujar Grajçevci i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë sportist i dyfishtë: Karateist dhe kick-boksier. 

Ai kujton një moment trishtues të vitit 1995!  

Image

Vëllezërit sportistë Behar dhe Bujar Grajçevci

“Në vitin 1995 jemi rrahur nga milicia serbe unë dhe vëllai (Behari) dhe për arsye pse po ushtrojmë”, tregon  Grajçevci për gazetën “Bota sot”.  Në atëkohë, Grajçevci ka qenë pjesë e klubit Kastrioti nga Ferizaj.

“Jemi marrë në shtëpi dhe na dërguan në stacion të policisë, me preteks pse po ushtrojmë dhe na kërcënonin që më të mos bëjmë këtë gjë. Ne vazhduam të ushtrojmë dhe të garojmë në ato vite të rënda”, thotë Grajçevci.

Ai përveç si sportist, ka qenë edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën e Neredimes, duke ia kthyer pushkën regjimit serb.

 Ai është krenar që i takoi periudhës më të rëndë, që kontriboi së bashku me mijëra shqiptarë dhe që iu kundërvunë regjimit serb, duke i zhvilluar garat e Republikës së Kosovës. Bujari në ato vite kishte fituar tituj dhe për të janë sot titujt me të ëmbël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat