Ultimatum

Boksi

Ultimatum

Më: 16 mars 2021 Në ora: 15:04
Ultimatum

Pak orë pas deklaratës së promotorit të njohur të boksit, Edie Hern se dy boksierët britanikë Antony Joshua e Tyson Fury kanë firmosur kontratën, televizoni “ESPN” u ka lëshuar një ultimatum dy boksierëve dhe stafeve të tyre.

“ESPN”, që do të transmetojë “live” dhe me pagesë këtë sfidë, ka kërkuar që brenda 30 ditësh të jenë zyrtarizuar të gjitha detajet në lidhje me vendin dhe datën se kur do të zhvillohet sfida. Në të kundërt, dy boksierët t’i thonë “lamtumirë” kësaj përballje, raporton Telesport.al.

Sipas Hern, ofertat për zhvillimin e kësaj sfide kanë ardhur nga disa shtete, kryesisht nga Lindja e Mesme, Azia, Europa Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në total do të zhvillohen dy duele, e para me shumë gjasa në qershor dhe e dyta në fund të këtij viti.

“Ne presim që palët të zyrtarizojnë datën dhe vendin. Kanë afat 30 ditë për ta bërë këtë gjë.

Fansat duan duelin dhe jo fjalët. Tashmë që palët kanë firmosur kontratat, një muaj për të përcaktuar vendin dhe datën janë të mjaftueshme”, u shpreh Geret Dejvis, një nga drejtuesit e “ESPN”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat