​Boksieri që u përball edhe me Muhammad Alin parashikon fituesin e meçit Joshua vs Fury

Boksi

​Boksieri që u përball edhe me Muhammad Alin parashikon fituesin e meçit Joshua vs Fury

Më: 17 mars 2021 Në ora: 14:46
Anthony Joshua dhe Tyson Furyt

Çdokush do ta ketë një mendim rreth meçit Anthony Joshua kundrejt Tyson Furyt, por pak janë kompetent për të gjykuar sesa ish-kampioni i peshave të rënda George Foreman.

Si dy herë kampion bote në pesha të rënda, dhe fitues i medaljes së artë Olimpike, Foreman ka vlerësuar dhe ka bërë një parashikim, por vlen edhe për kalibrin e luftimeve që ai ishte pjesë.

Joshua dhe Fury përfaqësojnë një nga luftërat më të mëdha në historinë e boksit. Një garë e vërtetë kampion ndërmjet dy kampionëve të mëdhenjë dhe kjo është një nga luftërat më fitimprurëse ndonjëherë.

Foreman kishte beteja me Joe Frazier, Ken Norton dhe Muhammad Ali në shkëlqimin e tij dhe madje ai u përlesh edhe me Evander Holyfield vite më vonë.

Duke folur për “iFL TV”, 72 vjeçari Foreman tha: “Atë djalin, Tyson Fury, do të duhet të keni gjithçka për ta mposhtur.”

"Dhe unë do të jem i sinqertë me ju, thjesht nuk mund ta shoh Joshuan duke e rrahur. Por unë jam i sigurt që do të blija disa bileta për të parë se çfarë do të ndodhte, unë jam aq kurioz për këtë.”

Fury, kampioni i ËBC, nuk ka luftuar që nga shkurti i vitit 2020 kur rrëzoi Deontay Ëilderin në raundin e shtatë.

Joshua, kampioni i ËBO, ËBA, IBF dhe IBO, nokautoi Kubat Pulev në një mbrojtje të detyrueshme të titullit në dhjetor.

Takimi i dy britanikëve për kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda është një rast historik dhe marrëveshja tashmë është arritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat