Khabib e konfirmon pensionimin: ‘Unë jam kampion bote, nuk luftoj vetëm për para’

Boksi

Khabib e konfirmon pensionimin: ‘Unë jam kampion bote, nuk luftoj vetëm për para’

Më: 22 mars 2021 Në ora: 23:00
Khabib Nurmagomedov

Khabib Nurmagomedov u pensionua nga artet marciale pas duelit me Gaethjen.

Megjithatë, që prej pensionimit të tij ka pasur zëra se rusin mund ta shohim përsëri në ring, megjithatë, një gjë e tillë siç duket nuk do të ndodh.

Gjatë një interviste me ESPN, Nurmagomedov hyri në më shumë detaje rreth asaj që qëndron pas vendimit të tij.

“Eshtë shumë e vështirë kur ke fuqi, kur je më i miri në botë, kur je i famshëm dhe ke para dhe i thua gjithçkaje, jo. Kjo është shumë e vështirë. Njerëzit mund të mos më kuptojnë kurrë, por shpresoj shumë që ata do ta mbështesin vendimin tim. Meqenëse të gjithë kanë pikëpamjet e tyre dhe unë kam pikëpamjen time, unë ndjehem sikur duhet të ndalem. “

Khabib zbuloi se pas luftës me Gaethjen, ai i premtoi nënës së tij se do të pensionohej, duke shtuar se nuk do të luftojë për para.

“Çfarë tjetër duhet të bëj? Kam ardhur në këtë sport për të treguar se si jam, për t’u bërë më i mir. Unë jam kampion bote, fitova luftën më të madhe në historinë e UFC. Çfarë tjetër? Vetëm para dhe vetëm luftime parash, por nuk kam nevojë për luftime parash, ”përfundoi Nurmagomedov.

Ndryshe, 32-vjeçari pas duelit me Gaethjen pati njoftuar se nuk dëshiron të futet në kafaz pa babain e tij në krah, i cili ka ndërruar jetë vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat