McGregor thumbon Khabibin

Boksi

McGregor thumbon Khabibin

Më: 23 mars 2021 Në ora: 11:03
McGregor thumbon Khabibin

Khabib Nurmagomedov vendosi të tërhiqej përfundimisht nga spoti me rekordin 29 fitore, 9 humbje, duke nxjerrë vakant titullin kampion bote të peshës së lehtë.

Pas kësaj deklarate ka reaguar rivali i tij Conor McGregor, që i ka uruar rusit një “tërheqje të mbarë nga sporti”. Dy ikonat e arteve marciale mikse u përballën mes tyre në vitin 2018, me Khabib që fitoi me “submission”.

“Pension të mbarë djalosh, por më vonë do ta nuhasësh këtë gjë.

Mos harro kurrë se kush të futi në këtë sport dhe kush të bëri. Ishin “b*let” e mia prej irlandezi. Kujto njerëzit. Nëse urren kaq shumë të ulësh peshën, ajo që duhet të bësh është të ngjitesh në një division tjetër. Zoti të bekoftë”, ka qenë komenti i McGregor.

Ky koment është postuar bashkë me një foto të dy sportistëve në vitet e para të karrierës së tyre, kur Conor McGregor ishte i famshëm dhe Khabib ende jo.

Në këtë foto, të dy sportistët janë të përqafuar, imazh ky shumë lar asaj që ndodhi psa duelit të tyre në kafaz, kur nisi një sherr masiv mes stafeve të dy sportistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat