Steward: Tyson është një boksier i shkollës së vjetër

Boksi

Steward: Tyson është një boksier i shkollës së vjetër

Më: 24 mars 2021 Në ora: 11:23
Steward: Tyson është një boksier i shkollës së vjetër

SugarHill Steward, trajneri i boksierit britanik Tyson Fury, është i bindur se kampioni i botës në peshën e rëndë mund të duelojë dhe fitojë çdo muaj me një nga boksierët e renditur në “top-10” më të mirët e këtij divizioni.

Fury ka nisur përgatitjen për sfidën e madhe të peshës së rëndë ndaj patriotit të tij Anthony Joshua, duel që do të unifikojë titujt kampionë bote të kësaj peshe. Kjo përballje pritet të zhvillohet në qershor ose korrik.

“Nëse e ngjisni Tyson në ring çdo muaj të duelojë ndaj 10 më të mirëve të këtij divizioni, ai do t’i fitojë të gjitha duelet. Nëse Tyson është në formën e duhur, ai mund të mposhtë këdo që i del përpara. Kjo vlen edhe për Joshua”, tha SugarHill Steward.

“Tyson është një boksier i shkollës së vjetër, që mund të duelojnë disa herë gjatë vitit. Ai do të jetë në formë për duelin e Joshua, pavarësisht se ka një kohë të gjatë pa u ngjitur në ring. Rezultati do të jetë i njëjtë për të: Fitore”, u shpreh trajneri Steward.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat