Rikthehet në kafaz

Boksi

Rikthehet në kafaz

Më: 25 mars 2021 Në ora: 11:05
Rikthehet në kafaz

Ish-kampionia e botës në peshën “bantamweight” (pesha 56-61kg) në artet marciale mikse, Miesha Tate, ka vendosur të rikthehet në kafaz. Sipas ESPN, Tate, 34 vjeç, ka rënë dakord të duelojë ndaj Marion Reneau në eventin UFC Fight Night që do të zhvillohët më 17 korrik të këtij vendi (vendi ende nuk është caktuar).

Miesha Tate, një nga ikonat e UFC-së, rikthehet në kafaz 5 vjet pas duelit të saj të fundit, atij të humbur ndaj Raquel Pennington në nëntor 2016 (UFC-205). Ajo ka qenë kampione e botës, titull që e fitoi pas duelit ndaj Holly Holmes, por që e humbi shumë shpejt, në sfidën ndaj kampiones aktuale të botës, Amanda Nunes.

Ajo vendosi të tërhiqej më 1 janar 2018 dhe t’i dedikohej familjes dhe gjatë kësaj periudhe pa duele ka sjellë në jetë një vajzë dhe një djalë.

“Zemra ime është e mbushur plot me pasion, zjarri brenda meje për të dueluar është ende i ndezur. Sporti më ka thërritur dhe është koha ime të përgjigjem, duke dueluar sërish”, tha Miesha Tate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat