Aziz Salihu del jashtë kontrolle, lëshon sallën...

Boksi

Aziz Salihu del jashtë kontrolle, lëshon sallën...

Më: 25 mars 2021 Në ora: 16:40
Aziz Salihu del jashtë kontrolle, lëshon sallën...

Asambleja e Punës 2020 dhe Asambleja e 8-të Zgjedhore e Komitetit Olimpik të Kosovës ka nisur sot në Hotel Emerald në Prishtinë, me fillim në ora 15:00.

Fillimisht është paraparë të mbahet Asambleja e Punës 2020 dhe pas përfundimit të pikave të përcaktuara sipas Rendit të Ditës, do të mbahet Asambleja Zgjedhore.

Për herë të parë për pozitën e presidentit do të jenë tre kandidatë: Besim Hasani nga Federata e Kërlingut të Kosovës, Ismet Krasniqi nga Federata e Atletikës së Kosovës dhe Linda Shala nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Legjenda e Boksit dhe fitues i medaljes së artë, Aziz Salihu është larguar nga salla për shkak se nuk është përshendetur nga Besim Hasani dhe Hajrullah Çeku, i cili nuk ka drejtë votë por është prezent si mysafir në cilësinë e Ministrit të MKRS-së, shkruan insporti.

Kryetari aktual i KOK-ut, Besim Hasani, ia ka kërkuar falje Salihut, duke thënë se ishte vetëm lëshim pa dashje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat