Tony Bellew reagon pas triumfit të Whyte: E kam parashikuar këtë gjë

Boksi

Tony Bellew reagon pas triumfit të Whyte: E kam parashikuar këtë gjë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 11:47
Tony Bellew dhe Dilian Whyte

Ish-boksieri britanik, Tony Bellew ka reaguar pas fitores së Dilian Whyte ndaj Alexander Povetkin.

Whyte u “hakmor” ndaj Povetkinit, pasi ky i fundit kishte triumfuar në duelin e parë në vitin e kaluar.

Whyte e nokautoi rusin në raundin e katërt, ku Povetkin nuk mundi të vazhdojë ndeshjen më tepër.

Një goditje me të djathtën e dërgoi Povetkinin në dysheme, një kombinim tjetër e hodhi në litar dhe më pas u nokautua.

Por, Bellew deklaroi në postimin e tij në rrjetin social, Twitter, tha se e kishte pritur një gjë të tillë.

“Parashikova që do ta ndalonte Povetkinin më shpejt se çdokush tjetër dhe ai doli atje dhe e bëri”, tha ai.

“Shumë performancë solide nga ai. Urime, tani je kthyer duke mpsohtur një nga më të mirët në divizion”, përfundoi Tony Bellew.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat