Këto zgjedhje të Floyd po dëmtojnë reputacionin e tij

Boksi

Këto zgjedhje të Floyd po dëmtojnë reputacionin e tij

Më: 31 mars 2021 Në ora: 11:24
Këto Floyd të Floyd po dëmtojnë reputacionin e tij

Boksieri amerikan Teofimo Lopez (16 fitore, 0 humbje), kampion bote në peshën e lehtë (mban titujt WBA, WBO, IBF) ka kritikuarzgjedhjet që po bën një ish-ikonë e ringut, Floyd Mayweather, që zhvillon duele “show” për të arkëtuar sa më shuë parà.

Sipas Lopez, këto zgjedhje të Floyd po dëmtojnë reputacionin e tij.

Mayweather, 50 fitore, 0 humbje në karrierë, pritet të duelojë së shpejti në ring ndaj Logan Paul një duel “show”, ndërkohë që këtë gjë e ka bërë edhe më parë.

“Më vjen keq që Floyd po dëmton reputacionin e tij me këto sfida. Për mua është një turp të shoh këtë sfida. Unë e dua shumë Floyd, jam rritur duke e parë në ring, por kjo gjë nuk shkon për një emër si ai”, tha Lopez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat