McGregor kërkesë UFC-së

Boksi

McGregor kërkesë UFC-së

Më: 1 prill 2021 Në ora: 11:56
McGregor kërkesë UFC-së

Conor McGregor, ish-kampion i dyfishtë i botës në artet marciale mikse, përmes një postimi në rrjetet sociale i ka kërkuar UFC-së që të krijojë një titull me emrin e tij.

“I kam kërkuar UFC-së të krijojë “titullin McGregor” (McGregor belt). Kam sugjeruar që ai të bëhet me rubinë dhe flori të kuq. Ose ar i verdhë dhe mundësi smeraldë. Jam i hapur për sugjerime të dizajnit”, ka shkruar irlandezi në “Twitter”.

McGregor është një nga sportistët që është në garë për titullin kampion bote të peshës së lehtë, lënë vakant nga Khabib Nurmagomedov.

Para ca kohësh, UFC krijoi një titull të veçantë, atë “baddest mother*cker” (BMF), që e fitoi Jorge Masvidal. Ai mposhti në atë duel Nate Diaz, me ndërprerje të mjekut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat