Tate: Kur u tërhoqa nga UFC u zhyta në një vend të errët

Boksi

Tate: Kur u tërhoqa nga UFC u zhyta në një vend të errët

Më: 6 prill 2021 Në ora: 11:00
Tate: Kur u tërhoqa nga UFC u zhyta në një vend të errët

Miesha Tate, ish-kampionia e botës në artet marciale mikse në peshën “bantamëeight” (pesha 56-61kg) vendosi të rikthehet në kafaz 5 vjet nga sfida e e fundit. Ajo do të duelojë në korrik të këtij viti ndaj Marion Reneay, me shpresën që të rikthehet në majë, ashtu si dikur edhe pse tashmë 34 vjeç.

Dukeë kujtuar këto 5 vite larg kafazit, Tate shprehet: “Më dukej vetja e mbaruar pasi u tërhoqa. Të jem e sinqertë, më dukej sikur isha zhytur në një vend të errët pasi i dhahë fund të karrierës time”.

“Iu dedikova familjes, pasi kisha nevojë të organizoja gjithçka nga fillimi. Problemi mendor është i rëndësishëm, pasi depresioni mund të më konsumonte gradualisht.

Më dukej sikur isha në një rrugë pa dalje. Më pas nisa një udhëtim dhe mora pak kohë për t’iu prëgjigjur pyetjeve të mira, për të reflektuar. Pasi vendosa të rikthehem jam më e lumtur, kam një objektiv përpara, një shans tjetër”, tha Miesha Tate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat