Whyte: Unë jam gati të shkoj të dueloj në Amerikë

Boksi

Whyte: Unë jam gati të shkoj të dueloj në Amerikë

Më: 7 prill 2021 Në ora: 12:44
Whyte: Unë jam gati të shkoj të dueloj në Amerikë

Boksieri britanik Dillian Whyte, kampion i përkohshëm i botës në peshën e rëndë (kategoria WBC), titull që e mori pak ditë më parë në duelin ndaj rusit Alexander Povetkin, u shpreh se është gati të përballet me amerikanin Deontay Wilder.

Ky i fundit ka qenë kampion bote në këtë divizion dhe një sfidë e tillë do të ishte e shumëpritur prë publikun.

Whyte konfirmoi dëshirën e tij për këtë duel, duke u shprehur se është gati të udhëtojë deri në Amerikë për ta realizuar atë, duke i dhënë kështu mundësi Wilder të ketë në favorin e tij efektin e duelit në shtëpinë e tij.

“Njerëzit më kërkojnë me ngulm që të zhvilloj me Deontay duelin e radhës dhe nuk dua t’i zhgënjej”, tha Whyte.

“Unë jam gati të shkoj të dueloj në Amerikë, për ta zhvilluar që këtë verë këtë përballje. Jam gati të duelojmë në Alabama, në shtëpinë e Wilder, për ta bërë atë të ndihet i sigurtë.

Madje e ftoj të zgjedhë vetë edhe gjyqtarët, pasi sido që të shkojë puna unë do ta mposht atë me KO. Le të duelojmë kudo, në garazh, kuzhinë, dhomë nuk ka rëndësi, pasi do t’i shkaktoj shumë dhimbje”, tha Whyte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat