Aziz Salihut i bëhet zemra mal për presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti, ja çfarë thotë

Boksi

Aziz Salihut i bëhet zemra mal për presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti, ja çfarë thotë

Nga: Kemajl Goca Më: 7 prill 2021 Në ora: 14:13
Aziz Salihut i bëhet zemra mal për presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti, ja çfarë thotë

Ish boksieri i mirënjohur, Aziz Salihu, Sportist i Shekullit, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, thotë se iu ka bë zemra mal që Vjosa Osmani u bë presidente e Kosovës dhe Albin Kurti kryeministër!    

“Unë mendoj si Aziz Salihu, Sportist i Shekullit, më së pari kam pas të drejtë ta uroj me gjithë zemër dhe kënaqësi që u bë Vjosa Osmani presidente.

U gëzova shumë, e ka merituar dhe mendoj se kemi edhe një Qeveri të mirë me Albin Kurtin, të gjithë ministrat i ka të mirë. 
Unë jam pjesëmarrës në tri Olimpiada, fitues i medaljes olimpike, në Kampionate Botërore, Evropiane, mesdhetare, 10 herë kampion i ish Jugosllavisë, pesë herë i Ballkanit, gjithherë sportist i madh, si boksieri më i mirë i të gjitha kohërave në kategorinë e rëndë, që para disa ditëve mu dha ky epitet në një konkurrencë shumë të fortë.

Unë këtë Qeveri e uroj me zemër dhe me tana të mira, pres që të shkojë të presidentja dhe kryeministri dhe t’ju tregoj se në çfarë gjendje gjendet Aziz Salihu”, thotë Salihu për gazetën “Bota sot”. 

Sipas Salihut, presidentja dhe kryeministri gjithherë kanë folur fjalë të mëdha për të. 

Ai tregon që u kanë edhe në Komitetin Olimpik të Kosovës dhe u takua me presidentin e ri,  Ismet Krasniqi.

”Ismeti me tha do të shikojmë. Unë i pres edhe dhjetë ditë dhe nuk duroj më”, tha më tej. 

Salihu pret që të bëhet edhe selektor i Kombëtares së Kosovës në boks. “Të bëhem selektor dhe kur shkojmë jashtë na i japim për 10-15 për qind fitore për hatër timin, nuk na dëmtojnë. 

Për këto dy – tri vjet sa mundem me bë unë diçka, të jap kontributin.

Besim Hasani, sa ishte president në KOK, me tha se do të gjejmë një zyre, kjo me erdhi shumë rëndë.  E dini që unë jam sëmurë për shkak të këtyre padrejtësive dhe gjithnjë isha në stres, nervoz. Nëse këta nuk me thirrin dhe nuk më nderojnë, nuk di çka me bë. Po pres të më ftojnë gjatë dy – tre ditëve të ardhshme. 

Para tetë viteve Serbia më afroj pension, e refuzova, ndërsa unë jam pa banesë,  fëmijët pa punë dhe të gjithë me fakultet. Krejt po me rrejnë”, tha Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat