Fury paralajmëron

Boksi

Fury paralajmëron

Më: 8 prill 2021 Në ora: 11:01
Fury paralajmëron

Përmes një postimi në rrjetet sociale, boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (WBC) ka paralajmëruar promotorin Eddie Hearn të respektojë afatet. Hearn deklaroi se brenda kësaj jave do t’u ofrojë dy boksierëve, Tyson Fury dhe Anthony Joshua, opsionet për vendin dhe datën se ku ata do të zhvillojnë sfidën e tyre.

“Koha po skadon. Tik-tok, tik-tok.

Edhe 3 ditë afat”, shkruan Tyson Fury në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, duke kujtuar Hearn për premtimin e bërë. Menaxheri pat deklaruar se do t’u paraqesë boiksierëve të gjitha alternativat dhe më pas do të jenë ata që do të zgjedhin.

Siç dihet, Joshua e Fury kanë firmosur një muaj më parë një kontratë për të dueluar dy herë këtë vit, për të unifikuar titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Joshua mban titujt e kategorive IBF, WBA e WBO.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat