Shtyhet turneu ndërkombëtar ‘Armend Trena – Malsor Dashi’

Boksi

Shtyhet turneu ndërkombëtar ‘Armend Trena – Malsor Dashi’

Nga: K.G. Më: 8 prill 2021 Në ora: 13:08
Shtyhet turneu ndërkombëtar ‘Armend Trena – Malsor Dashi’

Federata e Boksit të Kosovës, konfirmon shtyrjen e turneut ‘Armend Trena – Malsor Dashi’. 

Ata japin edhe arsyet e kësaj shtyrje. 

“Klubi i boksit “Dardanët” Prishtinë sipas kalendarit të garave të FboxK me 10 prill ka paraparë të organizoj turneun nderkombëtar “Armend Trena – Malsor Dashi”.

Edhe pse klubi “Dardanët” ka  bëre të gjitha përgatitjet dhe ka ftuar boksierët nga Shqipëria, Maqedonia e Kosova dhe të gatshëm për të mbajtur turneun, por për shkat te pandemisë dhe masave të dalura nga IKShPK, MKRS dhe Qeverisë, ky turne shtyhet për një datë të pacaktuar”, shkruan në faqen e federatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat