Haruni dhe Azemi, të dielën, udhëtojnë për në Poloni: Shpresojmë të kthehemi me medalje

Boksi

Haruni dhe Azemi, të dielën, udhëtojnë për në Poloni: Shpresojmë të kthehemi me medalje

Më: 9 prill 2021 Në ora: 20:05
Haruni dhe Azemi, të dielën, udhëtojnë për në Poloni: Shpresojmë të kthehemi me medalje

Ardijan Azemi, fituesi i medaljes së bronztë nga kampionati europian në Mal të Zi, të dielën do të udhëtojë për në kampionatin botëror në boks për të rinj në Kielce të Polonisë, nga 10-24 prill.

“Në Mavrovë kemi pasur përgatitje të shkëlqyeshme. I kemi realizuar të gjitha përgatitjet tekniko-taktike dhe ato psikologjike”, deklaroi trajneri Naser Haruni, i cili përgatitjet i ka zhvilluar së bashku me profesorin dhe trajnerin e klubit Blerim Saiti.

Për konkurrencën e Ardijanit në Poloni, trajneri Haruni deklaron se është e ngjashme me atë të europianit, përvec se këtu në luftë për medalje do të futen edhe boksierë nga Kuba, Kazakistani, Uzbekistani dhe SHBA.

“Normalishtë, presim medalje”.

“Jam mirë i përgatitur nga trajnerët Blerim Saiti dhe Naser Haruni. Kishin përgatitje në Mavrovë, ku kemi punuar në planin tekniko-taktik. Shpresoj se nuk do të zhgënjej dhe do të kthehem me medalje nga kampionati botëror”, deklaroi boksieri Azemi.

Haruni tregon për përparësitë e Azemit në raport me kundërshtarët e tij.

“Ardijani është i përgatitur për kundërshtarë të vështirë, me pak fat dhe pa lëndime mudn të arrijmë deri te medalje edhe në këtë kampionat botëror”.

“Azemi ka përvojë. Pas tij ka tre kampionate europiane dhe medaljen e parë, historike për Maqedoninë, për të rinj. Ky është kampionati i parë botërorë, shpresoj se do të kalojë sic është më së miri”.

Si përgatitje përfundimtare para KB, Azemi mori pjesë në turneun e fuqishëm ndërkombëtar  Emil Zhecev” në Bullgari, ku e fitoi medaljen e argjentë, ndërsa në turneun e njohur për të rinj “Zlatna Rukavica” në Beograd e fitoi medaljen e artë.

Të kujtojmë se, medalja në KE në Mal të Zi në vitin 2020 është medalja e parë historike për Maqedoninë në konkurencën e juniorëve, për herë të fundit e kishin fituar para 26 vitesh, në konkurrencën e kadetëve nga Primislav Dimovski në KE në Turqi në vitin 1995. Ndërsa në viitn 1997 në Manastir Faton Salihu e fitoi medaljen e artë, kurse Darko Catleski të bronzën.

Mumin Veli fitoi të bronzën në KE për senior në vitin 200 në Stamboll dhe 2008-ën në Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat