Joshua rrezikon t’i humbasë titujt në IBF, WBO dhe WBA ...

Boksi

Joshua rrezikon t’i humbasë titujt në IBF, WBO dhe WBA ...

Më: 15 prill 2021 Në ora: 17:56
Joshua rrezikon t’i humbasë titujt në IBF, WBO dhe WBA ...

Tyson Fury ka thënë se lufta e shumëpritur mes tij dhe Anthony Joshuas do të ndodhë 100 për qind dhe se data dhe vendi do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

Përfaqësuesit e dy boksierëve britanikë janë duke i vlerësuar ofertat e bëra nga vendet që dëshirojnë ta organizojnë meçin e madh.

Por kampioni i botës në kategorinë e rëndë në WBC, Fury, paralajmëroi: “Nëse nuk marr vesh diçka deri të martën, do të largohem”.

“Gjithmonë kam qenë skeptik për gjithë këtë. Më kanë thënë se i kemi disa oferta të mëdha në tavolinë, prandaj jam shumë i interesuar dhe mezi pres të dëgjoj se çfarë kanë për të na thënë ata”, ka shtuar ai.

“Mendoj se lufta do të ndodhë 100 për qind. Një milion për qind. Mendoj se në dy ditët në vazhdim do ta kuptojmë se ku dhe kur”, ka deklaruar ai.

Fury rrezikon ta humbasë titullin në WBC, ndërsa Joshua rrezikon t’i humbasë titujt në IBF, WBO dhe WBA në luftën e parë për të gjithë katër titujt e mëdhenj të botës në kategorinë e rëndë.

Kampioni i fundit i padiskutueshëm i botës ishte Lennox Lewis nga Britania e Madhe nga viti 1999 deri më 2000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat