Shtyhet turneu ‘Lah Nimani’, shkak Kampionati Ballkanik

Boksi

Shtyhet turneu ‘Lah Nimani’, shkak Kampionati Ballkanik

Nga: K.G. Më: 16 prill 2021 Në ora: 23:31
Shtyhet turneu ‘Lah Nimani’, shkak Kampionati Ballkanik

Federata e Boksit të Kosovës ka bërë me dije se ka shtyrë turneun ndërkombëtar “Lah Nimani” në boks.

Ata japin edhe arsyen pse e shtynë turneun për një javë.

“Turneu ndërkombëtar ‘Lah Nimani’ shtyhet për një javë me 15- 16 maj, shkaku i Kampionatit Ballkanik që mbahet nga 5-10 maj në Zagreb të Kroacisë”, njofton Latif Demolli, zëdhënës i federatës.

Ai tha se është një mundësi që të përgatiten sa më mirë për turneun ‘Lah Nimani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat