Maloku pret përballje të fortë ndaj Micheal Obin

Boksi

Maloku pret përballje të fortë ndaj Micheal Obin

Më: 17 prill 2021 Në ora: 12:09
Maloku pret përballje të fortë ndaj Micheal Obin

Boksier i mirënjohur shqiptar, Kamer Maloku, me 24 prill në Di Miceli Mobility, Oetigheim, Baden-Württemberg, Germany do te zhvilloj ndeshjen e tij te 16-të ne boksin profesionist, kurse kundershtar i tij do jete boksieri me prejardhje nga Uganda por qe jeton ne Suedi, Michel Obin.

Sipas organizatoreve në këtë eveniment i cili do te zhvillohet pa praninë e publikut janë paraparë të zhvillohen 10 ndeshje ku prej tyre ne ring do paraqiten edhe tre boksier tjerë shqiptar si Dardan Avdylaj i cili do ndeshet me bugarin Zhecislav Radevski, mandej Shkëlqim Ademaj i cili do të përballet me boksierin nga Uganda, Hamza Wandera dhe Aleksander Kallashi i cili do te kryqëzoj dorëzat ndaj Samuil Dimitrov nga Bullgaria.

Ne vazhdim po përcjellim intervistën e Kamer Malokut i cili thotë se ndihet mire dhe se pret fitoren e radhës në karrierën e tij.

Sa jeni te motivuar që te organizoni ketë event në kushte pandemie?

I motivuar jam gjithnjë për çdo gjë, pasi këtë punë e bëj me zemër dhe nuk lejoj as pandemia të më ndaloj në synimet e mija, por fatkeqësisht kësaj re e kemi pasur shumë të vështirë organizimin sepse kemi pasur shumë shpenzime kurse nga ana tjetër nuk kemi shume te ardhura sepse te gjithë sponsoret po shprehin krizë në radhët e tyre. Por prapë se prapë do të japim maksimumin që të bëjmë një gala mbrëmje të bukur.

Çka do kemi risi ne ketë eveniment?

Risi kësaj radhe do jetë përfaqësimi i madh i boksierëve shqiptar ku prej 10 ndeshjeve ne ring do paraqiten disa boksier shqiptar si Aleksander Kallashi, Dardan Avdylaj, Shkelqim Ademaj dhe unë. Shpresoj se te gjithë ne fund do arrijmë suksese dhe do festojmë së bashku.

Sa keni mbështetje nga afaristët?

Te them drejtën pa mbështetjen e familjes sime, mikut tim, bashkëorganizatorit Simon Müller por edhe të sponsorit tim “DiMiceli Mobility” do ishte problem te zhvilloj këtë eveniment, nga ana tjetër ndihmë të madhe kam marr edhe nga menaxheri, Avdyl Salihu i cili në një kohe pandemie shumë të vështirë ka arrit të organizoj më shumë se 10 ndeshje profesionale e që janë me nivele te larta. Poashtu dua të falënderoi të gjithë tjerët që më përkrahin gjithmonë dhe janë grushti im i tretë.

Eventi zhvillohet pa publik?

Një galla mbrëmje e tillë gjithsesi se do ishte e përcjellur me një palestër me plot publik, mirëpo kjo nuk po na mundësohet për shkak pandemisë dhe jemi të detyruar të njejtën ta zhvillojmë pa praninë e shikuesve. Mirëpo në bisedën me stafin tim, kemi vendos që ta investojmë në disa kamera dhe eventin ta paraqesim nëpërmjet sistemit (Pay-per-view). Kështu, shpresoj që do të kemi nga gjithandej përkrahje në rrjetet sociale sidomos shqipet tona qe janë forca jonë. Ndeshjet mund të shikohen për vetë 5 euro pagesë në linkun

Ju përveç se jeni Promotor i eventit keni paralajmëruar edhe paraqitjen në ring?

Pas ndeshjes që zhvillova në Bruksel para 2 muajve ku mposhta kundërshtarin tim hungarezin, Istvan Kiss, doja të zhvilloja edhe një ndeshje para evenetit të madh që do të zhvillohet në Pejë të Kosovës më 7 gusht 2021, ku më është dhënë shansi që të ndeshem për titull bote UBO. Mirëpo për tu paraqitur në këtë dyluftim mua më duhet edhe një fitore që shpresoj ta realizoj me 24.4.2021.

Kundërshtari im është Obin Michael, një boksier me shumë përvoje i cili sipas karrierës që ka, kam vërejt se ka mposht shumë boksier jashtë vendit të tij. Është boksier eksploziv dhe me teknik të mirë, mirëpo me përgatitjet që kam zhvilluar besoj se do ta mposht, andaj ftoj të gjithë shqiptarët që të më mbështesin.

Duhet cekur se gjetja e kundërshtarit me një rankim të lartë në kohen e pandemisë është shumë vështirë për ta gjetur, sepse shumë boksier nuk kanë mundësinë te stërviten në palestra, mandej ata para udhëtimit duhet të bëjnë testime Covid19, por të njëjtat duhet ti bëjnë edhe para matjes zyrtare dhe kështu ata po kanë tendosje psikike dhe ne rast se dalin pozitiv po frikohen nga karantina çka është normale.

Gjithashtu problemi tjetër që kemi hasur është se disa boksierë madje nuk kanë mundësi udhëtimi pasi çdo shtet po ka ndalesat e tyre. Sido që të jetë tani më kemi bërë dyshet për 10 ndeshje dhe na pret një mbrëmje mjaft e bukur, andaj ju ftoj të na përcjellni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat