​Mbahet seminari dhe trajtimi për gjyqtarë e boksit

Boksi

​Mbahet seminari dhe trajtimi për gjyqtarë e boksit

Më: 17 prill 2021 Në ora: 16:49
Shoqata e gjyqtareve te boksit mbajti sot seminarin

Shoqata e gjyqtareve te boksit mbajti sot seminarin, kollokfiumin dhe provimet për gjyqtarë ,si dhe pranimin e dy gjyqtareve te rinj.

Shoqata e gjyqtareve mban seminare dhe kollokfiumin (ripërtrirje të diturisë, provime) për gjyqtarë të boksit që të jenë sa më të aftë për gjykimin real dhe drejtimin e meçeve në boks.

Ky seminar ishte me rëndësi për arsye të ndryshimit të disa rregullave teknike në boks dhe ndryshimi i disa vendimeve të gjyqtarëve.

Ligjërues për gjyqtar ishte gjyqtari me licencë ndërkombëtare AIBA Latif Demolli, ndërsa tema kryesore e këtij seminari ishte ndryshimi disa rregullave në poentim dhe ndryshimi dhe plotësimi i disa rregullave teknike në bokse.

Shoqata e gjyqtarëve pranoi edhe dy gjyqtarë të rinj që kaluan provimet Filip Nue dhe Gazmend Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat