Shkëlqim Ademaj kundër Hamza Wandera 

Boksi

Shkëlqim Ademaj kundër Hamza Wandera 

Më: 20 prill 2021 Në ora: 13:04
Shkëlqim Ademaj kundër Hamza Wandera 

Shkëlqim Ademaj, boksieri  me prejardhje nga Peja por qe jeton dhe vepron ne Gjermani, të shtunën do të zhvilloj ndeshjen  e tij të tetë në boksin profesionist, kurse kundërshtar i tij do jetë boksieri me përvojë nga Uganda, Hamza Wandera. 

Kjo përballje do të zhvillohet ne evenimentin qe do të mbahet më 24.4.2021 ne Di Miceli Mobility, Oetigheim, Baden-Württemberg, Germany kurse promotor është Kamer Maloku dhe Simon Mullet, kurse matchmaker i ndeshjeve Avdyl Salihu.

Ademaj thotë se ndihet mire edhe përkundër asaj se nuk ka mundur maksimalisht të përgatitet për shkak pandemisë.

“Përgatitjet në kohën e pandemisë aspak nuk janë të lehta sepse jemi të lejuar te mbajmë stërvitje ne palestër vetëm 2 persona.

Kundërshtarin me stafin tim e kemi analizuar mire dhe kemi vërejt se është një boksier i lëvizshëm dhe eksploziv, por une ndihem i përgatit dhe besoj se do te dal fitues”, tha Ademaj, duke falënderuar me pas familjen e tij qe e mbështesin maksimalisht, trajnerin dhe klubin si dhe mikun e tij Bahri Tahiri nga firma e tij “Rogro  Fenster & Türen nga Iserlohn” nga Gjermania. Ne fund ai na zbulon se ndeshjen e radhës pret ta zhvilloj ne qytetin e tij te lindjes Pejën me 7 gusht 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat