Po vjen meçi i madh

Boksi

Po vjen meçi i madh

Më: 22 prill 2021 Në ora: 11:18
Po vjen meçi i madh

Më 24 prill, në Florida të Amerikës do të zhvillohet eventi UFC-261 në artet marciale mikse.

Një event që pritet me interes, pasi janë 3 duele për titullin kampion bote. njëri prej tyre është dueli mes kampiones së botës në fuqi në peshën “flyweight”  (pesha 53-57kg), Valentina Shevchenko e sfidantes Jessica Andrade.

Shevchenko, 33 vjeçe, do ta mbrojë për të 5-në herë titullin që e ka fituar në vitin 2018, ndërkohë që ka fituar 6 duelet e fundit në kafaz. Përballë saj 29-vjeçarja braziliane Andrade, ish-kampione e botës në peshën “strawweight” (42-52kg). Një duel që parashikohet i fortë edhe pse Shevchenko është favorite.

“Asnjë sfidë nuk është e lehtë, jam përgatitur fort për këtë përballje. Pasi realizova ëndrrën për t’u bërë kampione nuk do të dorëzoj kollaj këtë titull. Jessica do të shohë se çfarë ëhstë të përballesh me kampionen e këtij Divizioni. do ta mposht dhe do ta rikthej në Diizionin e saj, pasi këtu ka një Zot”, tha Shevchenko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat