UFC-261/ Masvidal paralajmëron Usman: Fitoj revanshin dhe zhvillojmë trilogjinë

Boksi

UFC-261/ Masvidal paralajmëron Usman: Fitoj revanshin dhe zhvillojmë trilogjinë

Më: 24 prill 2021 Në ora: 07:24
Masvidal, Usman

Në eventin UFC-261, që zhvillohet këtë fundjavë në Florida, spikat sfida e peshës “welter” (pesha 71-77kg) mes kampionit në fuqi Kamaru Usman dhe sfidantit Jorge Masvidal. Kjo është përballja e dytë mes tyre, pasi Usman e ka fituar duelin e parë të zhvilluar në korrik të 202-ës. Ndaj, për Masvidal është një shans i mirë për t’u hakmarrë edhe pse ndaj “Makthit Nigerian” do ta ketë të vështirë.

“Mund të jesh kampion, por nuk do të jesh kurrë aq i fortë sa të më marrësh mua titullin BMF (baddest motherfu**er)”, u shpreh Masvidal, që mban gjerdanin e BMF, fituar dy vite më parë ndaj Nate Diaz.

“Më dhe një shans të dytë dhe do ta shohësh në sytë e mi se kush jam unë. Pasi ta fitoj këtë revansh do të të jap edhe unë një shans për t’u përballur me mua një herë të tretë”, u shpreh Jorge Masvidal, 35 fitore e 14 humbje në kafaz, që nuk duelon që nga humbja ndaj Usman verën e kaluar.

Ndërsa Kamaru Usman numëron 18 fitore e 1 humbje në artet marciale mikse dhe nuk humbet që prej vitit 2013 (17 fitore radhazi).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat