Fury e konfirmon

Boksi

Fury e konfirmon

Më: 27 prill 2021 Në ora: 13:32
Fury e konfirmon

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC, ka konfirmuar se përballja e tij me Anthony Joshua, kampionin tjetër të botës të këtij Divizioni (WBO, WBA e IBF), do të zhvillohet në korrik të këtij viti.

Në një intervistë për “Fight Hub TV”, britaniku u shpreh qartë:

“Po, dueli me Joshua do të zhvillohet në korrik”, pa saktësuar një datë të saktë. Me shumë gjasa kjo përballje do të zhvillohet në Arabinë Saudite më 7 korrik.

Data 7 korrik ishte një nga 3 alternativat që pat thënë Bob Arum, menaxheri i Fury, bashkë me 24 dhe 31 korrik. Një sfidë e shumëpritur kjo me Joshua, që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat