Aziz Salihu dhe Xhevdet Peci në Beograd!

Boksi

Aziz Salihu dhe Xhevdet Peci në Beograd!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 prill 2021 Në ora: 14:29
Aziz Salihu dhe Xhevdet Peci në Beograd!

Legjendat e boksit të Kosovës, Aziz Salihu dhe Xhevdet Peci, kanë shkuar në Beograd dhe kjo bëhet e ditur edhe nga media serbe edhe nga fotografia që kanë publikuar. 

“Turneu memorial ‘Branko Peshiq”, mblodhi një numër të madh të legjendave të boksit ish jugosllav.

Takimi në Avalla: Ante Josipoviq, Ace Rusevski, Xhevdet Peci, Aziz Salihu, Tadija Kaçar, Dragomir Vujkoviq, Mirko Puzoviq, Mile Labudoviq, Millorad Gajoviq, Slavish Popoviq...

Këta janë vetëm disa nga emrat që janë aktualisht në kryeqytetin serb, aty ishte edhe presidenti i Federatës së Boksit të Serbisë, Nenad Borovçanin”, ka shkruar gazeta serbe “Alo” me datën 25 prill.

Image

Xhevdet i Peci i dyti në rreshtin e parë me të bardha në të majtë dhe Aziz Salihu është i pesti.

Tentuam që të kontaktojmë Aziz Salihun dhe Xhevdet Pecin, që të marrin një prononcim në lidhje pse kanë shkuar në Beograd, se a ishte një takim me të gjithë ish boksierët e asaj kohe apo edhe ndonjë e veçantë tjetër, por nuk kanë qasje asnjëri në telefon. Apo ishte vetëm një takim mes ish boksierëve të asaj gjenerate të kohës së viteve 70-ta dhe të 80-ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat