Maloku pas fitores, do të koncentrohet për ndeshjen për titull në Kosovë

Boksi

Maloku pas fitores, do të koncentrohet për ndeshjen për titull në Kosovë

Më: 29 prill 2021 Në ora: 11:52
Maloku pas fitores, do të koncentrohet për ndeshjen për titull në Kosovë

Boksieri me prejardhje nga Kosova por qe jeton dhe vepron ne Gjermani, Kamer Maloku, gjate fundjaves kishte arritur fitoren e tij te 14-te ne boksin profesionist, kure viktima e tij e ardhshme ka qen boksieri me pervoje Obin Micheal nga Uganda te cilin e mposhti me ndërprerje ne raundin e trete.

Me ketë fitore Kameri ka hapur dyert qe te ndeshet tani për titull bote UBO ne Kosove me 07 gusht 2021.

“Me fitoren e arritur jam shume i kënaqur sepse kjo me ka ngrit edhe me shume ne rang listën botërore. Si bashkorganizator i kësaj mbrëmje dhe njëkohësisht te besh ndeshje është një përgjegjësi shume e madhe por edhe e vështire per mua, ndërkohe që punën e vështërson shumë edhe pandemia Covid 19 me të cilin duheshe te përballja edhe me shume dokumente dhe rregulla te ndryshme.

Ndeshja fatkeqësisht nuk shkoj gjatë dhe u befasuam që trajneri i kundërshtarit ne raundin e tretë dorëzoi ndeshjen edhe pse nuk e shikoj vetën që mund të merr fitoren sepse në çdo aspekt isha në pë”parësi", tha Maloku duke shtuar: “Tani do pushoj pak dhe pastaj do të filloj përgatitjet për ndeshjen në Kosovë me 7 gusht ku do te ndeshem për titull bote UBO.

Gjithnjë kam pasur ëndër te kem një përballje te rëndësishme ne Kosovë dhe do të bëj çmos që e njëjta të kaloj me sukses për mua. Dua te ceki se nje pjesë të përgatitjeve planifikoj ti zhvilloj në Kosove por edhe në Shqipëri, dhe për këtë shpresoj të kem ndihmë edhe prej klubeve kosovare dhe shqiptare”, përfundoi Kamer Maloku.

Ndryshe ne eventin ne Gjermani u paraqit ne ring edhe një kosovar, Dardan Avdylaj i cili nuk e pati te vështire te mposht qysh ne raundin e pare boksierin bullgar, Radevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat