Kosova përgatitet në Shkodër

Boksi

Kosova përgatitet në Shkodër

Më: 29 prill 2021 Në ora: 14:14
Kosova përgatitet në Shkodër

Boksierët e Kombëtares së Kosovës në boks (seniorë) nga 26 prill kanë filluar përgatitjet e përbashkëta me Kombëtaren Shqiptare në Shkodër (Shqipëri). 

“Këto përgatitje janë të mirëseardhura për boksierët tanë para kampionatin Ballkanik i cili do të mbahet me 5 – 10 maj në Zagreb (Kroaci).
Në këto përgatitje selektori Shefki Bogujevci ka përzgjedhur boksierët 52 kg Bashkim Bajoku,64 kg Shpëtim Bajoku, 69kg Patriot Behrami, 81kg Besart Pireva.

Në Kampionatin Ballkanik do të marr pjesë dhe Donjeta Sadiku (60 kg) e cila pas përgatitjeve ne Finladë me Mira Potken do të vazhdoj përgatitjet në Prishtinë së bashku me selektorin Besim Brahimi deri ne datën e nisjes Zagreb.

Në ket kampionat Ballkanik drejtësinë do ta ndajë dhe gjyqtari ndërkombëtar AIBA Latif Demolli së bashku me 4 gjyqtarët Agim Shala, Agim Tahiraj, Visar Ibrahimi, Marigona Beadini, të propozuar nga Shoqata e gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen provimeve për licencë ndërkombëtare AIBA 1 ylli”, njofton Federata e Boksit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat