E rëndë, boksieri i njohur olimpik vret të dashurën shtatzëne

Boksi

E rëndë, boksieri i njohur olimpik vret të dashurën shtatzëne

Më: 4 maj 2021 Në ora: 09:56
Felix Verdejo dhe Keishla Rodrigues

Një boksier nga Porto Rika, i cili ishte pjesëmarrës në Olimpiadën e Londrës në 2012, akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e të dashurës së tij shtatzëne.

Boksieri i quajtur Felix Verdejo, akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e të dashurës së tij Keishla Rodrigues.

Sipas BBC, dyshohet se ai e ka qëlluar disa herë të dashurën e armë, e pasi është siguruar që e ka vrarë, e ka hedhur trupin e saj të pajetë në një lumë.

Besohet se në krim, ka marrë pjesë edhe një tjetër person, identiteti i të cilit për momentin nuk dihet ende.

Pas ngjarjes së rëndë, në Porto Riko, kanë nisur protesta të shumta, ku iniciatorë janë aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të grave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat