Boksieri boshnjak nuk paraqitet, Bajoku fiton pa luftë

Boksi

Boksieri boshnjak nuk paraqitet, Bajoku fiton pa luftë

Nga: K.G. Më: 7 maj 2021 Në ora: 16:49
Boksieri boshnjak nuk paraqitet, Bajoku fiton pa luftë

Boksieri Bashkim Bajoku kualifikohet pa luftë, pasi që boshnjaku Haris Agoviç nuk doli në ring, në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

“52 kg Bashkim Bajoku kundër boksierit nga Bosnja e Hercegovina, Haris Agoniç.
Boksieri nga Bosnja fare nuk u paraqit në ring dhe Bashkim Bajoku fitoi duelin pa luftë.

Duhet cekur se Bajoku vitin e kaluar (në dhjetor) e kishte mundur të njëjtin në turneun "Mustafa Hajrollahoviç-Talian" në Sarajevë dhe bindshëm 5:0.

Sot në ring u paraqit edhe 69 kg Patriot Behrami i cili boksoj kundër  kroatit Petar Cetiniç, ku gjatë tre raundeve u shkëmbyen goditje të njëpasnjëshme nga dy boksierët.

Behrami ishte më i pastër teknikisht por në fund gjyqtarët fitues e shpallen boksierin kroat Cetiniç.

Patriot Behrami mbeti me medalje të bronztë. Garën e vazhdojnë boksierët 52 kg Bashkim Bajoku, 64 kg Shpëtim Bajoku dhe 81 kg Besart Pireva”, njofton Federata e Boksit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat