Canelo unifikon titujt duke mposhtur Billz Joe Sanders

Boksi

Canelo unifikon titujt duke mposhtur Billz Joe Sanders

Më: 9 maj 2021 Në ora: 08:09
Canelo Alvarez dhe Billy Joe Sanders

Canelo Alvarez ka arritur të mposht ish-kampionin e kategorisë së WBO, “Super Middleweight”, Billy Joe Sanders

Canelo Alvarez në fakt isht kampion i dyfishtë në “Super Middleweight” dhe deri tani ishte kampion i WBA dhe WBC.

Alvarezit iu desh të ambientohej në ring për të mposhtur britanikun në një duel të vështirë.

Tani Canelo është kampion i trefishtë i “Super Middleweight” ku është mbajtës i WBA, WBC dhe WBO.

Saunders kishte një rekord prej 30 fitore dhe një humbje me 14 nokautë, ndërsa Canelo 56 fitore, një barazim dhe dy humbje dhe 38 nokautë.

Canelo arriti të mposht Saunders në raundin e tetë, kur pas shumë goditjeve të marra, britaniku i tha stafit të tij që nuk mund të sheh pasi kishte mavijosje të syrit.

Pas meçit, Alvarez u shpreh i kënaqur me fitoren ku tregoi se lufta kishte përfunduar sipas parashikimeve.

“Kam thënë që lufta do të zhvillohej në raundin e shtatë apo tetë, edhe kjo është çfarë ndodhi”, tha ai.

“Por, nuk ishte aq vështirë sesa mendoja fillimisht, jam përgatitur shumë për këtë luftë”, tha Canelo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat