Befason Connor McGregor, afër të blejë klubin e Celtic

Boksi

Befason Connor McGregor, afër të blejë klubin e Celtic

Më: 10 maj 2021 Në ora: 14:27
Connor McGregor

Luftëtari i MMA, Connor McGregor mund të hyjë në botën e futbollit.

Këtë e ka bërë të ditur vet luftëtari kontrovers i MMA.

McGregor ka bërë të ditur në llogarinë e tij në Twitter, që ai është gati të blejë klubin skocez, Celtic.

Irlandezi deklaroi se ai kishte folur me pronarin, Dermot Desmond për të blerë aksione nga ai, por nuk hoqi opsionin e blerjes së Manchester United gjithashtu.

“Një bisedë u hap për blerjen e Celticut të jem i sinqert”, tha ai.

“Për të marrë aksione nga Dermot Desmond. Unë sigurisht që jam i interesuar të marr në pronësi një skuadër në një far pike”, tha McGregor.

“Të dyja, Celtic dhe Manchester United janë skuadra të cilat më pëlqejnë dhe jam i hapur. Mendoj që do të bëja gjëra të mëdha për një klub”, përfundoi Connor McGregor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat