Hearn: Ne jemi në një fazë ku njerëzit po zhgënjehen

Boksi

Hearn: Ne jemi në një fazë ku njerëzit po zhgënjehen

Më: 11 maj 2021 Në ora: 14:43
Hearn: Ne jemi në një fazë ku njerëzit po zhgënjehen

Jemi një hap më afër të njërit nga meçet më të mëdha në historinë e boksit britanik.

Promoteri Eddie Hearn ka konfirmuar se dueli mes Anthony Joshuar dhe Tyson Furyt do të zhvillohet në Arabinë Saudite më 7 ose më 14 gusht.

“Ne jemi në një fazë ku njerëzit po zhgënjehen. Marrëveshja është bërë. Tani jemi në detajet më të hollësishme të kontratës” – tha Hearn për Sky Sports.

Fituesi i këtij dueli do t’i unifikonte titujt e boksit në peshat e rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat