Ja dallimi në moshë mes Aziz Salihut dhe Mehmet Bogujevcit 

Boksi

Ja dallimi në moshë mes Aziz Salihut dhe Mehmet Bogujevcit 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 maj 2021 Në ora: 13:40
Ja dallimi në moshë mes Aziz Salihut dhe Mehmet Bogujevcit 

Mehmet Bogujevci gjithmonë thirret si kapiten i gjeneratës së artë të klubit të boksit Prishtina dhe Aziz Salihut.  

Dy emra të mëdhenj të sportit, ka kohë që janë në pension, por si njeri dhe si tjetri, janë më të fortë se kurrë për nga ana e shëndetit, as me virus nuk kanë pasur probleme deri me tash. 

Dallimi në moshë i legjendave të boksit? 

Mehmet Bogujevci është para Aziz Salihut. Bogujevci është 70-vjeç dhe Salihu 67.

Si Bogujevci si Salihu kanë pozita të mira. 

Bogujevci është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës dhe Aziz Salihu, kryetar i klubit të boksit Prishtina. 

Për nga gjatësia Salihu është më i gjatë por edhe nga pesha më i rëndë dhe gjithmonë thotë se është më i pashëm si me trup si me fytyrë se Mehmeti.

Ky i fundit gjithmonë thotë se ka qenë më i bukuri në kohën e rinisë, por edhe sot e mbron me këmbëngulje se ka qenë dhe është më i bukuri nga gjenerata e tij. 

Që të dytë bëjnë një jetë të qetë e të mirë, me pensione të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat