“Joshua-Fury më 14 gusht, në një stadium që do të tronditë botën”

Boksi

“Joshua-Fury më 14 gusht, në një stadium që do të tronditë botën”

Më: 15 maj 2021 Në ora: 07:07
Joshua-Fury

Anthony Joshua e Tyson Fury kanë finalizuar datën se kur do të zhvillojnë duelin mes tyre, për të shpallur kampionin e padiskutueshëm të botës në peshën e rëndë. Sipas Eddie Hearn, promotori i kësaj sfide dhe menaxheri i Joshua, kjo përballje do të zhvillohet më 14 gusht në Arabinë Saudite.

Ai shtoi se sfida do të zhvillohet në një stafium që do të ndërtohet posaçërisht për këtë sfidë dhe do të jetë një surprizë për të gjithë. Hearn konfirmoi se tashmë marrëveshja është e mbyllur edhe pse ende nuk është konfirmuar nga të dyja palët.

Hearn tashmë është përqendruar në ndërtimin e një ringu në një stadium të veçantë, që do ta bëjë këtë sfidë historike. “Ata duan të ndërtojnë një stadium të ri enkas për këtë sfidë. Në gusht, në 11 të darkës temperatura është 23 gradë, ndaj duan diçka speciale”, tha Hearn.

“Herën e fundit, ata ndërtuan në vetëm 6 javë një stadium me 18 mijë vende për duelin Joshua-Ruiz. Do të jetë një gjë e ngjashme. Ata duan të ndërtojnë diçka unike për këtë sfidë, të befasojnë botën. Një stadium vetëm për këtë duel”, tha Hearn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat