Ditë zie për boksin, ndahet nga jeta Ahmet Golemi në moshën 85 vjeçare

Boksi

Ditë zie për boksin, ndahet nga jeta Ahmet Golemi në moshën 85 vjeçare

Më: 15 maj 2021 Në ora: 10:25
Ahmet Golemi

Shuhet në moshën 84-vjeçare legjenda e boksit shqiptar, Ahmet Golemi. Më 5-qershor, ish-kampioni i boksit dhe komentator i njohur i këtij sporti do të mbushte 85-vjeç. Lajmin e konfirmoi familja dhe në një postim djali i tij shkruan:

"Miq dhe dashamirës! Me hidhërim të thellë njoftoj se sot u nda nga jeta babi im, Ahmet Golemi!"

Edhe mbesa e tij nëpërmjet një postimi njofton se varrimi do të bëhet ditën e sotme në orën 17:00.

"Miq dhe dashamires! Me hidhërim të thellë njoftoj për ndarjen nga jeta ditën e sotshme të xhaxhait të babait tim, mjeshtrit të boksit, nderit të qytetit të Tiranës Prof.AHMET GOLEMI!

Vizitat priten sot nga ora 14:00-17:00 ne shtëpinë e pritjes funeral "Alba 2000" pranë Medresesë se Tiranës.

Varrimi behet sot ne dt.15.05 ora 17:00 ne varrezat e Sharres."

Ahmet Golemi lindi më 5 qershor të vitit 1936, në Tiranë. I vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, e nisi boksin te Shtëpia e Pionierit, ku trajneri Ali Kastrati i veshi për herë të parë dorezat e boksit. Në vitin 1951, në Elbasan u shpall Kampion Kombëtar për të Rinjtë. Në karrierën e tij, Ahmet Golemi u shpall pesë herë Kampion i vendit dhe katër herë, Nënkampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat