Ndarja nga jeta e legjendës së boksit, Meta: Ahmet Golemi do të mbetet “universitet” për sportistët

Boksi

Ndarja nga jeta e legjendës së boksit, Meta: Ahmet Golemi do të mbetet “universitet” për sportistët

Më: 15 maj 2021 Në ora: 11:01
Ilir Meta

Mëngjesin e sotëm u bë i ditur lajmi për ndarjen nga jeta të kampionit të boksit Ahmet Golemi.

Presidenti Meta me anë të një  postimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet e veta për humbjen e kampionit të boksit.

Zoti Meta shprehet se Ahmet Golemi do të mbetet një "universitet" për brezat e  sportistëve të rinj shqiptarë.

Postimi i plotë:

I hidhur dhe i rëndë lajmi për ndarjen nga jeta të intelektualit të ringut, "Kasus Klejit shqiptar", Ahmet Golemi.
Pioner i boksit tonë profesionist, pesë herë kampion dhe katër herë nënkampion, ai sfidoi në "duel" edhe vetë regjimin në emër të mbrojtjes së pasionit të tij, për t'u ringritur sërish më i fortë si shkrimtar i talentuar, gazetar dhe komentator i papërsëritshëm dhe shumë i dashur sportiv.
Mjeshtri i Madh Ahmet Golemi do të mbetet një "universitet" për brezat e sportistëve të rinj shqiptarë, intelektual i rrallë dhe qytetar aktiv, roli i të cilit në çdo pozitë që luajti dhe mbajti, vështirë të zëvendësohet.
Duke ndarë dhembjen e madhe dhe ngushëllimet më të ndjera me familjen e Tij, miqtë e kolegët, gjendem sot pranë tyre në këto momente të vështira.
Pusho në paqe Mjeshtër! Përherë i paharruar kujtimi yt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat