Tony Ferguson i pafat, mposhtet nga Dariush në UFC 262

Boksi

Tony Ferguson i pafat, mposhtet nga Dariush në UFC 262

Më: 16 maj 2021 Në ora: 08:34
Tony Ferguson i pafat, mposhtet nga Dariush në UFC 262

Beneil Dariush ka triumfuar ndaj Tony Ferguson në një luftë që mbase ia ka shuar aspiratat për titullin kampion.

Pas tre raundesh lufte, Dariush u shpall fitues nga juria në UFC 262.

Edhe Dariush edhe Ferguson kishin tentuar ta fitonin ndeshjen me anë të dorëzimit, por që arritën të dalin nga kurthet.

Në fund, Dariush u shpall fitues nga vendimi i jurisë në fund të raundit të tretë.

Pas luftës, Dariush pati një intervistë paksa të çuditshme. Ameirkani falënderoi Jezu Krishtin por ia dedikoi fitoren njerëzve të cilët janë lënduar nga idetë marksiste, ku më pas pati një thirrje për Elon Musk.

“Jam vërtet i lumtur, së pari dua ta falënderoj Jezu Krishtin, së dyti dua t’ua dedikoj këtë fitore të gjithë njerëzve që janë lënduar nga idetë marksiste, ju kuptoj dhe ua kuptoj dhimbjet”, tha ai.

Ai foli edhe për Tony Fergusonin, pasi Ferguson nuk u dorëzua sërish.

“Ndjeva diçka të kërcasë, ai është një përbindësh, të betohem që e ndjeva, por ai vetëm më shikoi dhe vazhdoi e doli nga kurthi”, tha Dariush.

“Kjo është ndeshja e 20-të në UFC, tani jam në bisedën e titullit, do të doja të ndeshesha për titull tash e mbas, por fillimisht dua të shpenzoj kohë me familjen”, përfundoi Beneil Dariush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat