Ekzekutohet me breshëri plumbash ish-boksieri

Boksi

Ekzekutohet me breshëri plumbash ish-boksieri

Më: 16 maj 2021 Në ora: 12:31
Ekzekutohet me breshëri plumbash ish-boksieri

Një vrasje me gjak të ftohtë ndodhi mbrëmjen e së shtunës vonë në Metamorfosi.

Sipas informacionit të parë, rreth orës 23:30 të së shtunës, persona të panjohur qëlluan një ish-boksier jashtë një “Fast Food”-i  në Rrugën 3-5 Ifigenias.

Viktima 58-vjeçar ishte jashtë dyqanit në Rrugën 3-5 Ifigenias kur iu afrua një motor me dy persona të panjohur, me skafandra në kokë. Pasagjeri hapi zjarr ndaj tij, duke qëlluar me tre plumba duke rezultuar në vdekjen e burrit dhe u larguan në drejtim të paditur.

Mësohet se viktima ishte një boksier veteran i AEK-ut dhe tre plumba në gjoks dhe lart në qafë, duke mbetur  i vdekur në vend. 

Forca të shumta policie, oficerë nga ekipi i DIAS dhe një skuadër vrasjesh u ndodhën menjëherë në vendin e ngjarjes,  rrethuan zonën. Mediat greke raportojnë se kanë nisur kërkimet për të gjetur autorët. Dyshimet e para janë se vrasja është kryer nga persona me pagesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat